Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Rritet numri i pacientëve të shtruar

Edhe 24 orët e fundit nuk kanë sjellë përmirësime të shifrave të infektimeve nga Covid-19. 1105 raste të konfirmuara pozitiv pas 4092 testimeve dhe kryeqyteti kryeson edhe këtë të enjte listën me 399 raste.

Numri i vdekje vijon të jetë i lartë. Janë shënuar 14 humbje jete. Aspak me optimistë është dhe situata në spitale ku aktualisht janë të shtruar 492, 32 të shtruar në repartet e terapisë intensive dhe 19 të sëmurë janë vendosur në intubim. Numri i të shëruarve është 746, rreth 30 përqind më i ulët se numri i infektimeve.

Vetë autoritetet e lidhin shtimin e rasteve dhe me mundësinë e qarkullimit të mutacioneve të reja të virusit që ende nuk janë konfirmuara zyrtarisht nga laboratorët në Berlin ku janë çuar rastet e dyshuara.

Vendosja prej kësaj të enjteje e për 2 javë resht të masave të reja nga komiteti i ekspertëve nuk dihet nëse do të ketë ndikim në përmirësimin e situatës, por autoritetet shpresojnë që të ulin shifrat e infektimeve e të mos kolapsojnë në këtë mënyrë dhe sistemin spitalor, ku javët e fundit kanë kërkuar shërbim dhe mosha të reja.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.