Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

1 mijë e 9 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 2 viktima, ndërsa 82 persona janë shëruar nga ky virus.

128 persona që i takojnë moshës 10 deri në 19 vjeç kanë rezultuar pozitiv për koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton RTV Albania.

Kështu është bërë e ditur në statistikat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shënetit Publik.

Gjatë kësaj kohe pozitiv kanë rezultuar edhe 19 fëmijë të moshës zero deri 9 vjeç, 269 persona të moshës 20-29 vjeç, 200 persona të moshës 30-39 vjeç, 152 persona të moshës 40-49 vjeç, 134 persona të moshës 50-59 vjeç, 63 persona të moshës 60-69 vjeç, 34 persona të moshës 70-79 vjeç dhe 10 persona të moshës mbi 80 vjeç.

Më shumë raste të reja të infektuara me koronavirus edhe sot ka raportuar Prishtina, gjithsej 198 raste.

I dyti me më së shumti raste të reja është Gjilani me 90, pastaj Gjakova me 82 dhe Ferizaj me 71.

Ndërsa, viktimat e këtij virusi janë nga komuna e Suharekës dhe ajo e Vitisë.

Share: