Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Bien lehtë infektimet, 158 pacientë në spital

Numri i viktimave nga koronavirusi mbetet i lartë edhe këtë të enjte, ndonëse me i ulët se sa një ditë më parë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë 13 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar në 2698 numrin total të viktimave. 6 nga qytetarët ishin nga Tirana, 2 nga Durrësi, 2 nga Kurbini, 1 nga Librazhdi, 1 qytetar nga Fieri  dhe 1 qytetare vetëm 34 vjeçe nga Lezha.

Një rënie të lehte pësuan infektimet ditore. Nga 4,835 testime raportohet 669 raste të reja, 11 më pak se të mërkurën. Kryeson Tirana me 275 infektime, e ndjekur nga bashkitë Fier, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Lushnje.

Rastet aktive në vend janë ulur sërish nën 10 mijë për herë të parë pas 1 muaji. Ndërsa në Spitalet COVID po trajtohen 158 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit janë negativizuar 936 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në mbi 157 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Share: