Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Rritet numri i të shtruarve në spitale

Ka pësuar një rënie të ndjeshme numri i viktimave nga pandemia e koronavirusit në Tiranë. Në 24 orët e fundit humbën jetën 13 qytetarë, shifra më e ulët kjo që nga 21 Shkurti i shkuar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 13 viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, nga 1 qytetar nga Durrësi, Shkodra, Fieri, Lushnja, Përmeti, Tepelena, Librazhdi dhe Gramshi, të moshave 57-85 vjeç.

Nga 3197 testime të kryera për Covid kanë rezultuar pozitivë 629 persona. Shumica prej tyre në Tiranë, me 257 raste, 48 raste në Shkodër, 24 në Lushnje, 22 në Librazhd dhe 21 raste në Durrës. Krahasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 683 raste me Covid, të martën numri i të infektuarve ka pësuar ulje.

Me shqetësim shihet rritja e  numri të të shtruarve në spital. Nga 646 të shtruar një ditë më parë, aktualisht në 4 spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 661 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit 897 qytetarë kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e të shëruarve në 76,784 që nga fillimi i epidemisë.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.