Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Rezultojnë pozitivë 653 persona në 24 orët e fundit

15 pacientë nuk arritën t’i mbijetonin Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të diel një numër më të lartë fatalitetesh se një ditë më parë. Nga 3 qytetarë janë nga Tirana e Fieri, ndërsa të tjerët nga Elbasani, Vlora, Tepelena, Roskoveci, Kruja, Bulqiza, Saranda, Kavaja dhe Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

Numri i të infektuarve është ulur nga një ditë më parë dhe nga 3119 testime rezultuan pozitivë 653 prej tyre. 234 raste ishin nga Tirana, 41 në Vlorë, 33 në Korçë, 26 raste në Durrës e Mirditë dhe 25 në Fier.

Një rritje ka pësuar numri i pacientëve të shtruar në 4 spitalet Covid dhe 3 rajonalë. 501 pacientë janë të shtruar, 23 prej tyre në terapi intensive, nga të cilët 7 janë të intubuar. Në 24 orët e fundit u shëruan 662 qytetarë, duke e çuar në mbi 80 mijë numrin total që nga fillimi i epidemisë.  

Share: