Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ulet numri i të shtruarve në spitale

Numri i të prekurve nga Covid në 24 orët e fundit është 681 persona, një shifër që ruan pak a shumë nivelet në ulje të infektimeve ditore për mesin e muajit Mars. Tirana mbetet vatra kryesore e infeksionit me 303 raste, më pas vjen Shkodra me 40 raste, 28 raste në Durrës dhe Korçë, 25 raste në Vlorë, 24 raste në Librazhd, 19 raste në Mirditë, 18 raste në Kukës, 17 raste në Elbasan.

Të infektuar me Covid-19 janë identifikuar në të gjitha qytetet, por në shifra të ulëta.

Këtë të enjte, Covid-19 ka regjistruar 16 viktima të moshës 50-90 vjeç. Qytetarët që e humbën betejën me Covid ishin nga Tirana, Fieri, Shkodra, Rrogozhina, Durrësi dhe Elbasani.

Ndërkohë në 4 spitalet Covid në kryeqytet dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 506 pacientë, 30 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,131 që nga fillimi i epidemisë.

Share: