Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Rritet sërish numri i pacientëve të shtruar

Mbeten të larta shifrat e pandemisë në Shqipëri edhe këtë të enjte. Ministria e Shëndetësisë raportoi se 17 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin, duke e çuar në 1,617 numrin total të jetëve të humbura që kur Covid u shfaq në Shqipëri.

Viktimat janë të moshave nga 43-79 vjeç dhe 4 prej tyre janë nga Tirana, 3 nga Durrësi, 2 nga Elbasani, 2 nga Kavaja dhe nga 1 nga Kuçova, Vlora, Kruja, Cërriku, Peqini dhe Korça.

Në 24 orët e fundit janë rritur sërish edhe infektimet, pasi nga 3935 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 1112 qytetarë. Harta e përhapjes së virusit është e shtrirë në gjithë Shqipërin, por Tirana vijon të mbetet vatra më e nxehtë me 392 raste dhe pas saj vijnë Kavaja me 107 raste, Durrësi me 86 raste, Vlora me 54 raste dhe Elbasani me 50 raste.

Problematike vijon të paraiqtet situata edhe në spitalet Covid në Tiranë dhe ato rajonale, ku aktualisht po trajtohen 594 pacientë, 36 prej tyre në terapi intensive nga të cilët 12 janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ka vijuar procesi i vaksinimit në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, teksa vetëm këtë të enjte kanë mundur ta marrin vaksinën 736 persona personel shëndetësor dhe banorë të shtëpive të të moshuarve.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.