Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

155 pacientë në spitale, 21 në gjendje të rëndë

17 persona humbën jetën për shkak të infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 5 qytetarë jane nga Tirana, 3 nga Durrësi, 2 nga Kamza, 2 nga Vlora, ndërsa të tjerët nga Lushnja, Fushë-Kruja, Pogradeci, Kuçova dhe Mamurrasi.

Shkon kështu në 2,685 numri i jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë. Një rritje në krahasim me një ditë më parë kanë pësuar edhe rastet e reja. 

Nga 4625 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 680 qytetarë. 274 prej tyre i përkasin Tiranës që ndiqet nga Shkodra, Vlora, Saranda dhe Elbasani. Në të gjithë vendin janë mbi 10 mijë e 100 pacientë aktivë me Covid. 

Shifra në rënie shihen në spitale ku po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. 996  persona janë konsideruar të shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e tyre në mbi 156 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Share: