Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Asnjë humbje jete, 2431 testime dhe 5 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë u bën qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. 

Kjo thirrje vjen në një kohë kur në 24 orët e fundit janë kryer 2431 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 18 qytetarë.

Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki, 6 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Has, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Fier, Kurbin, Kukës, Lushnje dhe Maliq.

Aktualisht janë 137 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë Shqipërin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, ndërkohë janë shëruar dhe 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,072 që nga fillimi i epidemisë.

Share: