Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar në 24 orët e fundit kanë vdekur 18 të infektuar me COVID-19.

Ministria poashtu ka njoftuar se 1 mijë e 891 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas MSh, në 24 orët e fundit janë dhënë 15.967 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës.

Ndërsa deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 1.483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112.883.

E në total numri i rasteve aktive është 25.797.

Share: