Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

647 të shtruar në spitale, 41 në terapi intensive

Vazhdon të jetë i lartë numri i personave që infektohen me Covid-19. Ministria Shëndetësisë raportoi së në 24 orët e fundit, janë 986 raste të reja teksa 19 persona humbën jetën. Covid-19 në Shqipëri mbetet në ritme të njëjta të infektimeve edhe në fatalitete njerëzore.

Megjithëse Ministria e Shëndetësisë raportoi për 962 persona të shëruar, nga ana tjetër rezultojnë 986 persona të tjerë të prekur nga virusi, pas 3957 testimeve të kryera në të gjithë vendin.

Në kryeqytet është përqendrimi më i lartë me 461 raste. Numër të lartë infektimesh janë regjistruar edhe në qytete të tjera 54 Vlorë, 44 në Durrës, 41 në Fier, 39 në Librazhd, 31 në Elbasan, 24 në Krujë, 23 në Shkodër, Pogradec, 22 raste në Lushnje.

Fatkeqësisht 19 persona të moshave 65-89 vjeç humbën jetën. 9 qytetarë nga Tirana, 4 nga Shkodra, 2 nga Fieri, nga një person në Shijak, Kavajë, Tepelenë, Lushnjë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Paralelisht vazhdon puna për vaksinimin. Në 24 orët e fundit raportohen 1331 të vaksinuar, duke e çuar numrin total në 12,467 vaksinime.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *