Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Konfirmohen 1071 raste të reja me koronavirus

Numri i viktimave që humbën jetën nga koronavirusi vendosi një tjetër rekord gjatë 24 orëve të fundit. 19 persona nuk mundën t’i bëjnë ballë infektimit me Covid – 19. 

Pesë nga qytetarët ishin nga Tirana, 3 nga Elbasani, 2 nga Shkodra, ndërsa të tjerët i përkisnin Vlorës, Përmetit, Sarandës, Malësisë së Madhe, Gjirokastrës, Beratit, Gramshit, Lushnjes dhe Lezhës. Moshat e tyre varioni nga 52 deri në 82 vjeq.

Shifrat e infektimeve të reja vijojnë të jenë të larta, edhe pse më një rënie të lehtë nga një ditë më parë. Sipas autoriteteve shëndetësore, nga 3848 testime gjatë 24 orëve të fundit, rezultuan pozitiv me Sars – CoV2 1071 raste. Vatra më e nxehtë është kryeqyteti me 397 raste, e ndjekur nga Vlora me 72, Fieri me 68, Gjirakastra me 51 dhe Shkodra me 49 raste.

E rënduar paraqitet situata në spitalet covid, dhe ato rajonale, ku aktualisht po marrin trajtimin 618 pacientë, 51 në terapi intensive nga të cilët 12 të intubuar. Sa i përket rasteve aktive, janë mbi 34 000 në të gjithë vendin, ku më shumë se gjysma e tyre në Tiranë.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.