Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

5 qytetarë të shtruar në spital

Vetëm 2 raste të reja nga 1693 testime të kryera për Covid-19. Këto janë të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë këtë të diel. Të infektuarit janë nga Shkodra dhe Librazhdi. Autoritet njoftojnë se nuk ka asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Ndërkohë është ulur edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për ndihmë spitalore. 5 janë të shtruarit, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit lajmërohen edhe 8 të shëruar, duke e çuar numrin total në 129,918 që nga fillimi i epidemisë. Në të gjitha bashkitë mbeten ende 118 raste aktive.

Share: