Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

47 pacientë po marrin shërbim në spitalin Covid 1

Koronavirusi ka regjistruar 2 viktima këtë të hënë. Një 53-vjeçar nga Tirana dhe një 80-vjeçar nga Elbasani nuk ja dolën ta fitojnë betejën me virusin pandemik i cili në total i ka marrë jetën 2,466 qytetarëve.

Në 24 orët e fundit numri i të infektuarve të rinj është ulur krahasuar me një ditë më parë. 200 raste pozitiv me Covid janë identifikuar mes 2183 të dyshuarve.

25% e të infektuarve janë nga Shkodra, ndërsa pjesa tjetër nga Durrësi, Tirana, Lezha, Pogradeci, Vlora apo Gjirokastra.

Raste sporadike janë identifikuar në shumicën e qyteteve duke e çuar në 2,981 totalin e të infektuarve aktiv në të gjithë vendin.

Pjesa më e madhe janë të vetëizoluar në shtëpi ndërsa 47 pacientë po trajtohen në spitalin Covid 1. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 27 qytetarë, duke e çuar totalin në mbi 130 mijë që nga fillimi i epidemisë. 

Share: