Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Bie në 1 mijë numri i rasteve aktive

2 viktima dhe 33 infektime me Covid. Ky është bilanci i pandemisë në Shqipëri për 24 orët e fundit. Vijon të ulet edhe numri i shtrimeve në spitale.

1 qytetar nga Korça dhe 1 nga Shkodra, të moshave 56 dhe 80 vjeç kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në 2444 numrin total të viktimave në Shqipëri që nga nisja e pandemisë.

Një situatë e stabilizuar paraqitet në spitale, ku numri i të shtruarve ka rënë sërish. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive, ndërkohe që për të disatën ditë me radhë nuk raportohen persona në intubim.

Të ulëta mbeten edhe infektimet. Nga 2512 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë. Harta e përhapjes së rasteve të reja është e shtrirë vetëm në 10 bashki, ku Tirana mban vendin e parë me 14 raste dhe më pas vijnë Shkodra, Elbasani dhe Librazhdi me nga 3 raste. 

Autoritetet shëndetësore bën të ditur se në 24 orët e fundit 131 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid, ndërsa numri i rasteve aktive në Shqipëri ka zbritur në afro 1 mijë.

Share: