Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 220 qytetarë. Numri më i lartë i rasteve vjen nga Tirana që ndiqet nga Vlora dhe Shkodra.

“Janë kryer 5536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 220 qytetarë, në këto bashki: 67 në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste  në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër,  Pogradec, Berat, 2 raste  në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Prrenjas”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë. Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete të pacientëve të infektuar me virusin.

Po ashtu janë shëruar 31 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,470 që nga fillimi i epidemisë.

Share: