Shkon në 37 numri i pacientëve në spital
274 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në të gjithë vendin. 4,799 persona janë testuar si të dyshuar me virusin pandemik, por vetëm 6% e tyre kanë rezultuar pozitiv.
Shumica e të infektuarve të rinj janë nga Tirana dhe më pak nga Fieri, Elbasani, Shkodra, Vlora e Lushnja. Prania e Covid-19 është izoluar në çdo cep të Shqipërisë dhe pse me raste sporadike.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 1,752 pacientë aktivë me Covid. Në 24 orët e fundit, Covid-19 nuk ka regjistruar asnjë fatalitet, por numri i personave që kanë patur nevojë për hospitalizim është rritur.
Nge 34 të shtruar që ishin një ditë më parë, numri i pacientëve ka arritur në 37. 46 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në mbi 130 mijë numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.