Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 28 viktima si pasojë e COVID-19, raporton RTV Albania.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 489  raste të reja të infektuara me këtë virus nga testimi i 6 mijë e 310 mostrave.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124 mijë e 711.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

06 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.

Në total numri i rasteve aktive është 25.290.

Share: