Për herë të parë pas 3 muajsh, Shqipëria shënon ulje të dukshme të numrit të të infektuarve , testimeve dhe viktimave nga Covid-19. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 pacientë, 3 nga Tirana, 2 nga Fieri dhe 1 nga Saranda të moshave 54-83 vjeç, duke e çuar numrin e viktimave në 2216 që prej fillimit të pandemisë.
Nga 1893 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 285 persona, shifra më e ulët që prej 4 janarit të shkuar. Prej tyre 67 raste të reja janë regjistruar në tiranë, e ndjekur nga fieri me 21 raste, Korça me 19, Shkodra me 18 dhe Elbasani me 17 raste.
Ulje ka pësuar edhe numri i të shtruarve në spital. Të hënën në 4 spitalet Covid në Tiranë dhe tre ata rajonalë rezultojnë të shtruar 311 pacientë, 16 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit, 568 qytetarë kanë fituar betejën me Covid duke e çuar në mbi 90 mijë numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë.