Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Humbin jetën 6 qytetarë të tjerë

Mbetet e qëndrueshme situata e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 2899 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 349 raste, ose thënë ndryshe në çdo 8 të testuar është konfirmuar 1 person me Covid -19.

Harta e përhapjes së virusit është e shtrirë thuajse në të gjithë Shqipërin, por me një rënie të ndjeshme të infektimeve në kryeqytet, ku janë zbuluar vetëm 81 raste.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me Covid-19; 2 prej tyre nga Tirana, 2 nga Elbasani dhe nga 1 nga Durrësi dhe Kavaja.

Shtrimet në spitale kanë pësuar një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë, por numri i personave në terapi intensive dhe intubim mbetet i njëjtë. Autoritetet shëndetësore bënë të ditur se aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 persona, ndërsa në gjithë Shqipërin mbeten edhe mbi 31 mijë raste aktive.

Share: