Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

106 pacientë në spitale, 18 në gjendje të rëndë

24 orët e fundit shënuan një rritje të viktimave dhe infektimeve me koronavirus në vendin tonë. 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 4 persona nuk mundën dot të mposhtnin sëmundjen. Ata janë një 62-vjeçar nga Durrësi, një 64-vjeçar nga Lezha, një 69-vjeçar nga Tirana dhe një 72-vjeçar nga Shkodra. 

Shkon kështu në 2512 numri i jetëve të humbura në vend që nga nisja e pandemisë. Një rritje të ndjeshme kanë pësuar edhe infektimet. Nga 6113 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 984 qytetarë. 

Numrin më të madh të infektimeve të reja e mban Tirana me 294 raste e ndjekur sërish nga Shkodra me 93 raste. Më pas vijnë Durrësi, Berati, Vlora dhe Lushnja, por infektime ka pothuajse në të gjitha bashkitë. Aktualisht në vend janë mbi 11 mijë e 600 pacientë aktivë me Covid. 

I lartë mbetet edhe numri i pacientëve në spitale ku po marrin trajtim 106 pacientë nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Autoritetet njoftuan për shërimin e 640 qytetarëve gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre në gati 136 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Share: