Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5135 testime, 451 raste të reja, 2 humbje jete dhe 55 të shëruar në 24 orët e fundit.

Vijon të rritet numri i infektimeve me Covid-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë evidentuar 451 raste të reja pas 5135 testime. Sërish kryeqyteti ka numrin më të madh të infektimeve me 141 te prekur.

53 janë në Shkodër, 29 në Vlorë, 25 në Sarandë, nga 20 raste në Vau i Dejës. Të prekur ka thuajse në të gjitha qytetet e vendit.

Në spitale po marrin trajtim 54 persona. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 70 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 77 vjeç nga Durrësi.

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,755 që nga fillimi i epidemisë.

Bëhet thirrje gjithashtu që të kryhet vaksinimi. Muaji Gusht do të jetë i hapur për këtë proces për çdo qytetar +18 vjeç në mënyrë që të rritet sa më shumë mbrojtja nga infektimi me covid-19 dhe variantet e tij.

Share: