Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Bien shtrimet në spitalet Covid

Mbeten të qëndrueshme shifrat e pandemisë në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit nga 2584 testime të kryera kanë rezultuar 138 raste pozitive me Sars CoV 2. Tirana vijon të jetë bashkia me më shumë raste dhe pas saj vijnë Gjirokastra, Shkodra, Devolli dhe Skrapari.

Por ndërsa infektimet vijojnë të bien, humbjet e jetës janë ende të larta. Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore bënë të ditur se e kanë humbur betejën me virusin 5 qytetarë të tjerë, duke e çuar në 2,358 numrin total të viktimave që nga nisja e pandemisë në vendin tonë.

Për të dytën ditë radhazi Tirana nuk raporton asnjë viktimë, ndërkohë që humbën jetën dy qytetarë nga Shkodra, 1 nga Lezha, 1 nga Vlora dhe 1 nga Elbasani.

Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonalë po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Share: