Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

154 të shtruar në spitalet Covid

Pandemia vijon të shënojë rënie të rasteve të reja te konfirmuara me Covid. Mes 3457 të dyshuarve janë zbuluar 139 pozitivë me Covid. Më shumë ka Tirana, por raste të reja ka edhe Shkodra, Fieri, Devolli, e Durrësi.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë edhe për 5 viktima në 24 orët e fundit të moshave nga 63–77 vjeç. Ata janë nga Shkodra, Durrësi, Kavaja dhe Peqini.

Në spitalet Covid në tiranë dhe ato rajonale po trajtohen 154 pacientë prej të cilëve 12 në terapi intensive, ku 3 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 738 pacientë, duke e çuar në mbi 105 mijë qytetarët që e kanë kaluar koronavirusin. Në Shqipëri janë aktualisht rreth 23 mijë raste pozitivë.

Share: