Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Rritet numri i pacientëve në spital në 24 orë

5 persona humbën jetën pas infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit. 3 prej tyre ishin nga Tirana ndërsa të tjerët i përkisnin Fierit dhe Korçës të moshave nga 65 në 88 vjeç. Shkon kështu në 3 342 numri i jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë në vendin tonë.

Një rritje kanë pësuar edhe shtrimet në spitale. Aktualisht aty po marrin trajtim 168 pacientë, 23 më shumë se një ditë më parë. 11 prej të shtruarve janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit ka pasur një numër më të ulët testimesh se zakonisht, por gati 1 në 4 analiza ka rezultuar pozitive. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 3500 testime të kryera nga të cilat, 939 qytetarë janë konstatuar të infektuar me virusin Sars-Cov-2.

442 raste të reja janë gjetur në Tiranë që ndiqet nga qytetet e mëdha si Vlora, Fieri, Durrësi, Lushnja dhe Shkodra. Në të gjithë vendin janë 20 498 pacientë aktivë ku sërish numrin më të madh të tyre e ka kryeqyteti. Që nga nisja e pandemisë janë mbi 234 mijë persona që kanë kaluar sëmundjen.

Share: