Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Shifra më e ulët prej 1 Korrikut

Autoritetet shëndetësore në Shqipëri njoftuan për 53 raste të reja me Covid-19 pas 1535 testimeve të kryera në 24 orët e fundit. Kjo është e dhëna më ulët prej 1 Korrikut të vitit të kaluar.

Tirana ka ende numrin më të lartë të infektuarve ditorë, 13 për këtë të dielë. Më pas vjen Fieri me 6 raste dhe Durrësi e Devolli me nga 5. Një pacient 77 vjeç nga Korça nuk i mbijetoi virusit sipas të dhënave të ditës së dielë.

Në spitalet Covid në Tiranë dhe ata rajonalë ndiqen aktualisht 124 pacientë, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se të shëruarit në 24 orët e fundit janë 748, duke e çuar totalin në thuajse 111 mijë. Në Shqipëri janë ende 17,921 raste pozitivë

Share: