Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Shifrat e infektimeve të reja me Covid – 19 pësuan një rritje të lehtë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas autoriteteve shëndetësore, nga 2994 testime të kryera, rezultuan pozitiv me Sars – Cov2, 590 persona, 144 raste më shumë se një ditë më parë. 

Vatra më e nxehtë mbetet Tirana me 182 infektime te reja, e ndjekur nga Vlora me 38, Fieri me 30, Shkodra me 29 dhe Elbasani me 24 raste.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 182 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër,  24 raste në Elbasan, Pogradec, 22 raste në Durrës, 19 raste në Korçë, 17 raste në Tepelenë, 16 raste në Berat, 15 raste në Lushnje, 14 raste në Mirditë

Covid -19 iu mori jetën edhe 14 qytetarëve të tjerë brena 24 orëve, duke e çuar në 2106 numrin total të viktimave në Shqipëri që prej nisjes së pandemisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 6 nga qytetarët i përkisnin Tiranës, ndërsa të tjerët Durrësit, Fierit, Kuçovës, Krujës, Sarandës, Shkodrës dhe Elbasanit. Pacienti me i ri i përkiste moshës 57-vjeçare.

Gjatë 3-ditëve të fundit është vënë re një ulje e numrit të personave të hospitalizuar. Kështu, në të 7 spitalet Covid, në Tiranë dhe në rrethe po marrin shërbimin vetëm 406 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 14 të intubuar.

Ndërkohë për për të tretën ditë me radhe numri i personave të shëruar është më i lartë sesa ai i infektimeve të reja. Në 24 orë u negativizuan 710 persona, ndërkohë që mbi 34 000 raste mbeten ende aktive.

Share: