Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Vetëm 0.3 % e të testuarve rezultojnë pozitivë

Vetëm 6 raste të reja me Covid janë zbuluar në 24 orët e fundit në Shqipëri, shifra më e ulët kjo që nga 1 Qershori i vitit të shkuar. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 2020 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë vetëm 0.3 për qind e tyre, pozitiviteti më i ulët ky në raport me numrin e mostrave të marra që nga nisja e pandemisë. Për herë të parë kryeqyteti nuk ka patur asnjë infektim të ri, ndërsa rastet e konfirmuara janë identifikuar vetëm në 4 bashki, nga 2 në Shkodër dhe Mat, dha nga 1 rast në Mirditë dhe Berat.

Në rënie janë edhe jetët e humbura. Sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orët e fundit nuk ka arritur ta fitojë dot betejën me Covid vetëm 1 qytetar 66 vjeç nga Korça.

Ndërsa në spitale situata paraqitet sërish e qëndrueshme, teksa për të disatën ditë nuk ka më pacientë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 7 janë në terapi intensive.

94 qytetarë të tjerë janë shëruar ndërsa në gjithë Shqipërin për herë të parë numri i personave aktiv me Covid-19 ka rënë nën 1 mijë.

Share: