Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Nga 2325 testime, vetëm 0.25 % raste pozitive. Rënie drastike shtrimet ne spital

Vetëm afro 0.25 % e 2325 testimeve të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid në Shqipëri. Sipas ministrisë së shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë, përkatësisht 2 në Tiranë dhe nga 1 rast në Fier, Lezhë, Kamëz dhe Prrenjas.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria shënon shifrën më të ulët të të prekurve me Covid gjatë 24 orëve që prej Qershorit të vitit të kaluar.

Shifra  e të shtruarve në spital vijon të jetë në rëni drastike. Të hënën në dy spitalet Covid rezultojnë të shtruar 39 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Fatkeqësisht një pacient i moshës 70 vjeç nga Kolonja nuk e ka fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e viktimave në 2,451 që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit 123 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,431 që nga fillimi i epidemisë, ndërkohë që në numri i rasteve aktive ka zbritur në afro 400.

Share: