Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Rritet numri i shtrimeve, 224 pacientë në spitale

6 qytetarë të tjerë të moshave nga 61 deri në 80 vjeç humbën jetën si pasojë e Covid-19 të dielen në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se 2 qytetarë nga Vlora, një nga Tirana, një nga Elbasani, një nga Fieri dhe një nga Berati të shtruar nuk arritën ta fitojnë betejën me koronavirusin, duke e çuar në 2580 numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë në vendin tonë. 

Situata nuk duket premtuese asaj në spitale, ku edhe në këtë 24 orësh ka vijuar të rritet numiri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim të specializuar mjekësor.

Autoritetet shëndetësore bën të ditur se në dy spitalet Covid në kryeqytet gjenden të shtruar 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Infektimet e reja këtë të dielë shënuan një rënie të lehtë krahasuar me një ditë më parë, teksa nga 4022 testime janë konfirmuar 780 raste të reja.

Tirana vijon të kryesojë listën me 268 raste të reja, e njekur nga Durrësi me 62 raste, Shkodra me 39 raste dhe Vlora me 34 raste, ndërsa bashkitë e tjera kanë një numër më të vogël infektimesh ditore.

Aktualisht në vendin tonë janë 12,789 raste aktive me Covid-19.

Share: