Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

215 të shtruar në spital, 30 në gjendje të rëndë

Për të dytën ditë radhazi Shqipëri shënon 6 viktima nga Covid. Sipas ministrisë së shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën  një 49-vjecar nga Tirana, një 60 vjeçare nga fieri, një 73-vjeçare nga Gjirokastra, një 81-vjeçar nga Lezha, një 82-vjeçar nga Elbasani 82 vjeç, dhe një 84-vjeçar nga Kavaja.

Nga 5106 testime të kryera , kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 959 qytetarë. Shumica në tiranë me 347 raste, 70 në Shkodër, 51 në Durrës, 44 në Lushnje, 39 në Fier, 37 në Vlorë, 35 në Korçë, dhe nga 29 raste në Kurbin e Elbasan.

Numri i të shtruarve në spital po ashtu vijon të rritet. Sipas autoriteteve shëndetësore, në dy spitalet Covid janë të shtruar 215 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar.

Share: