Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Pelegrinët e parë mbërrinë në Mekë sot në Haxh, i cili do të ndiqet nga 60,000 besimtarë këtë vit.

Autoritetet në Arabinë Saudite këtë vit ftuan besimtarët të aplikojnë për të ardhur në Mekë, pas së cilës ata zgjodhën 60,000 nga rreth 550,000 aplikantë, raporton BBC,përcjell RTV Albania.

Vetëm besimtarët e moshës 18-65 vjeç që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës dhe nuk kanë sëmundje kronike kanë pasur mundësinë të aplikojnë për Haxh.

Haxhi është tradicionalisht një nga tubimet më të mëdha fetare në botë.

Vitin e kaluar, vetëm 10,000 persona shkuan në Mekë për shkak të pandemisë koronavirus.

Share: