Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

6 humbje jete në 24 orët e fundit

697 raste të reja me Covid -19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, pas 3668 testimeve të kryera. Ministria e Shëndetësisë raporton se edhe këtë të enjte, Tirana vijon të mbetët vatra kryesore e përhapjes së virusit me 202 raste, e ndjekur nga Durrësi me 55, Vlora me 44, Shkodra 39 dhe Lushnja me 33 raste të reja.

Fatkeqësisht 6 qytetarë të moshave 57-84 vjeç nuk e fituan dot betejën me Covid-19, duke e çuar në 1223 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë në Shqipëri. Dy prej tyre ishin nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 nga Berati, 1 nga Elbasani dhe 1 nga Lezha.

Numri i të shtruarve ne spitale ka rënë sërish edhe në këtë 24-orësh. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë shëruar 433 pacientë, duke e çuar në total numrin numrin e qytetarëve që e kanë fituar betejën me Covid -19 në 36.535 që nga fillimi i epidemisë.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.