Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Asnjë i infektuar në Gjirokastër, Dibër, Kukës e Korçë

Gjirokastra, Dibra, Kukësi e Korça janë 4 qarqet e shpallura “Covid Free”, pasi brenda tyre nuk kanë asnjë të infektuar.

Në të gjithë Shqipërinë janë 56 persona të infektuar me koronavirus, 7 prej tyre janë izoluar në 24 orët e fundit.

Rastet e reja janë të shpërndara 4 në Tiranë, 1 në Shkodër, 1 në Durrës dhe 1 në Elbasan.

Në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Koronavirusi nuk ka regjistruar asnjë jetë të humbur në 24 orët që lamë pas, ndërsa 7 qytetarë janë shëruar.

Që prej fillimit të pandemisë e deri më tani numërohen mbi 130 mijë të shëruar.

Share: