Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Shqetësuese situata në spitale, 19 pacientë në gjendje të rënduar

Vijon të mbetet i lartë numri i vdekjeve nga Covid-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 humbje jete.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 5 qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, 1 qytetar 64- vjeç nga Durrësi dhe 1 qytetar 64 vjeç nga Berati.

I lartë është edhe numri i infektimeve gjatë 24 orëve të fundit. Nga 5175 testime, 872 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Edhe këtë të martë, Tiranë vijon të kryesojë me numrin më të lartë të të infektuarve me 272 raste, e ndjekur nga Shkodra e Fieri me 70 raste, Vlora me 60 raste, Durrësi me 42 dhe Saranda 34 raste.

Shqetësuese vijon të mbetet situata edhe në spitale ku po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 12,745 pacientë aktivë me COVID-19, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 820 qytetarë.

Share: