Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Mbetet e qëndrueshme situata në spitale

Mbeten të ulëta shifrat e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Në 24 orët e fundit autoritetet raportuan për 449 raste të reja nga 3012 testime të kryera. Bashkia e Tiranës ka numrin më të madh të rasteve të reja me 132 të tillë e ndjekur nga Korça, Durrësi, Berati, Shkodra, Fieri dhe Elbasani, por infektimet janë tashmë të shpërndara në të gjithë Shqipërin ku numërohen tashmë 32,675 raste aktive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre mbi 88 mijë që nga fillimi i epidemisë. 8 ishin viktimat e shënuara, nga të cilët 2 janë nga Tirana ndërsa të tjerët i përkasin Lushnjës, Fierit, Tepelenës, Shkodrës, Durrësit dhe Korça, të moshave nga 35 në 74 vjeç. Shkon në 2192 numri i viktimave që prej nisjes së pandemisë.

Autoritetet flasin për shifra të qëndrueshme në spitale ku po trajtohen 343 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë këtë të premte u kryen 2900 vaksinime anti-Covid duke e çuar totalin në mbi 62 mijë.

Share: