Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, janë kryer 6308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 977 qytetarë. 

Rastet janë identifikuar në këto bashki: 345 raste në Tiranë, 59 në Shkodër, 39 në Berat, 33 në Durrës, nga 32 raste në Krujë, Lushnje, Vlorë, nga 29 raste në Kurbin, Fier, nga 26 raste në Lezhë, Sarandë, 23 në Kamëz, 20 në Kavajë, 18 në Kukës, 15 në Kuçovë, nga 13 raste në Gjirokastër, Divjakë, nga 12 raste në Mallakastër, Bulqizë, 11 në Prrenjas, nga 10 raste në Elbasan, Dibër, Malësi e Madhe, 9 në Vorë, nga 8 raste në Mat, Peqin, Dimal, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Vau i Dejës, Pukë, Patos, Këlcyrë, nga 5 raste në Korçë, Shijak, Fushë Arrëz, nga 4 raste në Rrogozhinë, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Librazhd, nga 3 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Selenicë, nga 2 raste në Has, Tropojë, Mirditë, Klos, Roskovec, Himarë, Maliq, nga 1 rast në Cerrik, Delvinë, Dropull.

Janë 12,582 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. 

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: dy qytetarë nga Fieri të moshave 82-88 vjeç, një qytetare 64 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 71 vjeç nga Elbasani.

Janë shëruar 919 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 140,176 që nga fillimi i epidemisë.

Share: