Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhje të enjten pas akuzave të bëra publike mes kandidatëve për deputetë se pati vjedhje të votave.

Kjo parti ka thënë se është tendencioze që të gjitha parregullsitë e zgjedhjeve të 14 shkurtit t’i faturohen AAK-së, njofton RTV Albania.

“E konsiderojmë tendencioze përpjekjen që të gjitha parregullsitë në zgjedhje t’i faturohen kryesisht AAK-së”.

Përmes një deklarate për medie, AAK gjithashtu ka kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të veprojnë në përputhje me ligjin ndaj të gjithë manipuluesve.

“AAK përshëndet procesin zgjedhor dhe falënderon të gjitha strukturat, vëzhguesit e komisionerët që kanë kontribuar në rregullsinë e këtyre zgjedhjeve.  AAK njëkohësisht, i ka marrë me shqetësim informatat për shpërdorim të votave të kandidatëve të të gjitha partive politike, përfshirë dhe atyre të Aleancës. Në situatën e krijuar konsiderojmë se është e domosdoshme të rinumërohen të gjitha votat, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zbardhen të gjitha pretendimet për manipulim”.

Share:

Avatar photo

editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *