Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Seanca për zgjedhjen e qeverisë së re në 28 Prill

I mandatuari për kryeministër në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka dorëzuar në Kuvend programin e qeverisë së 43-të të vendit.

Abazoviç thekson në programin e tij se qeveria e re do të bazohet në dy shtylla kryesore, shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik. Kjo qeveri e re do të ketë 18 departamente, si dhe dy ministra pa portofol.

Në seancën e Kuvendit që do të mbahet në 28 prill do të zgjidhet ndër të tjera edhe qeveria e re e Malit të Zi.

Nëse Abazoviç zgjidhet Kryeministër i vendit, ai do të jetë kryeministri i tretë shqiptar në rajon pas Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

Share: