Koha për Adriana Limën ka ndaluar. Supermodelja ka shfaqur këmbët e saj seksi dhe trupin e bukur, teksa mori pjesë në premierën e “Last Night in Soho” që u mbajt në Los Anxheles.
Ajo konsiderohet nga shumë kush si modelja më e mirë e të gjitha kohërave që ka sfiluar në pasarelë për Victoria’s Secret. Kështu që nuk ishte befasi pse Adriana Lima bëri që të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo. Supermodelja 40-vjeçare ishte e mahnitshme në premierën e “Last Night in Soho”.

Lima është shoqëruar nga i dashuri i saj Andrei Lemers. Producenti i filmit, dukej shkëlqyeshëm me një kostum të zi klasik me një këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë. Kohët e fundit, çifti janë parë me njëri-tjetrin teksa udhëtojnë nëpër Evropë, nga një premierë filmi në Venecia në një festë në Paris.