Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Sipas nesh ngjarjet nëpër botë po bëjnë që të zhvendoset fokusi ndaj nesh.
Po dëshirojmë të integrohemi e anëtarësohemi në BE, NATO e organizata tjera me rëndësi, të kemi liberalizimin e vizave por fajet i kanë të tjerët.
Si ka mundësi të funksionojmë si shtet e të themi se kemi plotësuar standardet, ku me mijëra lokale afariste nuk lëshojnë kupona fiskal dhe kanë punëtorë të paregjistruar, punojnë në mënyrë ilegale në mes të qyteteve kryesore. Ndërtimet e infrastruktura është bërë xhungël. Barnatore pa farmacistë, barëra e ushqime pa kurrfarë kontrolli. Pa sigurim shëndetësor, kaos shëndetësor e arsimor, komunikacion kaos, niveli i papunësisë më i larti në Evropë. Shumica e politikanëve me aktakuza e të tillët janë legjislativ. Politikanë që don me ja hanger kokën njëri-tjetrit. Nuk subvencionohen bujqit, që askund në shtetet normale një bujk nuk mbijeton pa subvencionim etj, etj.
Një sarkazëm e hidhur; Zelensky i Ukrainës ka qenë komedianë edhe tregoj se është burrshtetas shumë serioz. Kurse te ne deri sot tregohen serioz deri sa te marrin pozita e pastaj bëhet komedianë (kjo njëherë nuk vlen për disa sepse duhet edhe pak kohë të vërtetohet ndryshe).
Shtetet e zhvilluara paraqesin fuqinë e tyre ushtarake dhe ekonomike përmes projekteve gjigante, projekteve moderne, me shkolla, e shëndetësi me armatim shumë të avansuar e të kohës.
Ne paraqitemi si kampion në korrupsion, në mos respektim të ligjit dhe shtetit! Jetojmë me eksport, kjo është fuqia jonë!
Prej miqve dhe aleatëve të interesit që krijuam me sakrificën nga ata që u përndjekën në mërgim prej vitesh, me burgje, protesta, demonstrata e vija të frontit. Arritëm t’i kthejmë në “armiq” në tavolinë pune e në paqe sepse ne jemi të pangopur për pasurim dhe pushtet jo meritor,shkruan Ajet Potera i VV-se,transmenton RTV Albania.

Share: