Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

AKR dhe LVV arrijn marrveshje bashkpunimi,njoftimi i plotë nga AKR:

AKR do të mbështes dhe votoj Kadri Rahimaj nga LVV për Kryetar të Kamenicës

Në bazë të vullnetit të shprehur nga strukturat dhe anëtarësia e Degës së AKR-së në Kamenicë, sot kemi nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Degën e Lëvizjes VETVENDOSJE, përmes të cilit jemi zotuar dhe do të angazhohemi si struktura dhe elektorat për mbështetjen e Kandidatit të Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Kadri Rahimaj në garën për Kryetar të Komunës së Kamenicës.
AKR beson fuqishëm se Kadri Rahimaj është zgjidhja më e mirë për mandatin qeverisës 2021 – 2025 dhe jemi të bindur se ai do të jetë Kryetari i ri i Kamenicës që në rundin e parë të zgjedhjeve me 17 tetor 2021.
AKR do të garojë me listën e saj për Kuvendin Komunal duke ofruar kandidatët më kredibil nga të gjitha subjektet politike.
Secili zyrtarë i AKR-së në Kamenicë qoftë në nivel lokal ose qendror në të gjitha pozitat e mundshme i ka dhënë kontribut Komunës së Kamenicës në mënyrën më të mirë dhe njejtë do të veprojmë edhe në të ardhmen. Dhjetëra projekte të ardhura nga niveli qendror në katër vitet e fundit sikundër edhe dhjetëra të tjera të mandatit të qeverisjes lokale 2013 – 2017 e kanë vulën e patjetërsueshme të AKR-së.
Kamenica nuk është laborator eksperimentesh dhe nuk mund të humb katër vite të tjera me mashtrime të ulëta, me pazare politike, me nxitje për braktisje të komunës nga banorët dhe pa asnjë rezultat konkret nga pushteti lokal.
Ne ftojmë elektoratin tonë ta mbështes listën tonë për Kuvendin Komunal dhe Kadri Rahimaj nga Lëvizja VETËVENDOSJE për Kryetar Komune dhe jemi të sigurtë se ai nga 17 tetori 2021 do të jetë Kryetar i të gjithë qytetarëve të Kamenicës pa dallime partiake.
AKR fton të gjithë qytetarët dhe subjketet politike që të jenë të kujdesshëm dhe të sillen konform rregullave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë përgjatë procesit zgjedhor. Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti i qytetarëve dhe asgjë nuk është më e rëndësishme se lufta jonë e përbashkët kundër COVID – 19.
Na priftë e mbara,transmenton RTV Albania.

Share: