Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë paraqitjes në Hagë është deklaruar i pafajshëm për zgjerimin/plotësimin e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara.

Veseli fillimisht ka thënë se e ka pranuar aktakuzën e ndryshuar të datës 29 prill të vitit 2022.

Në fjalën e tij, ai ka thënë se i kupton akuzat e reja të përfshira në aktakuzën ndaj tij.

Veseli tha se i ka lexuar akuzat e reja, por dëshiron që procesi gjyqësor të filloj sa më shpejtë dhe të ketë të drejtën të shpreh pafajësinë e tij para qytetarëve të Kosovës, dhe para trupit gjykues.

“I kam lexuar, vetëm se kam dëshire që procesi gjyqësor të nis sa më shpejtë dhe të kem drejtën time të shpreh pafajësinë time para qytetarëve, para bashkëluftëtarëve dhe para trupit gjykues”, ka thënë Veseli, transmeton Indeksonline.

Më tutje, ish kreu i Kuvendit është deklaruar i pafajshëm në akuzat e reja nga ana e Gjykatës Speciale.

Share: