Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Nisma Socialdemokrate ia ka besuar Albert Maxhunit kandidaturën për kryetar të Vushtrrisë.

Maxhuni në të kaluarën ka qenë kryetar i të rinjve të Nismës dhe shef i kabinetit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Postimi i plotë,i Maxhunit:

Të dashur miq, kolegë e bashkëvendas të mi,
Kam nderin të ndaj me ju sonte, lajmin për kandidaturën time për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor.
Jam më shumë se sa i nderuar me besimin që NISMA Socialdemokrate dhe kryetari Fatmir Limaj më kanë dhënë, për ti hyrë kësaj gare kaq të rëndësishme, dhe në një kohë kur Vushtrria ka nevojë urgjente për ndryshime.
Dua ta falendëroj gjithashtu për besimin e dhënë të gjithë degën, strukturat drejtuese të NISMA në Vushtrri, e në veqanti krytarin Besim Shyti.
Për mua, kjo garë është e një rëndësie të jashtëzkonshme për shumë arsye, por sidomos për faktin që vendi ynë, Vushtrria jonë, më shumë se kurrë ka nevojë që tu kthehet qytetarëve të saj, dhe njerëzve që e duan.
Përvoja ime politike disavjeqare fillimisht si aktivist politik, më pas si anëtar i NISMËS, kryetar i të rinjëve, anëtar i kryesisë dhe së fundmi edhe shef kabineti në Ministrinë e Tregtisë, më ka mundësuar të kuptoj se sa shumë ka nevojë shteti për njerëz të vendosur e që ja duan të mirën vendit.
Angazhimi im i kahershëm në shumë procese të rëndësishme për vendin më ka dhënë përvojën e nevojshme për ta kuptuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë e qeverisjes së mirë.
Andaj kandidimin tim në këto zgjedhje për të parin e Vushtrrisë, e kam marrë me shumë nder por edhe me shumë përgjegjësi.
Vushtrria është venlindja ime dhe është obligim i imi e i secilit prej nesh që ta kthejmë Vushtrrinë në ditët e saj të mira.
Unë zotohem se gjithë dijën, inteliktin dhe vullnetin tim do ja kushtoj kësaj gare, sepse Vushtrria meriton më mirë e më shumë.
Faleminderit NISMA
Faleminderit kryetar Limaj
Faleminderit kryetar Shyti

Share: