Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria me situatën e rënduar të zjarreve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, ALBtelecom i vjen në ndihmë me komunikim falas banorëve të zonave të prekura në Lunxhëri dhe Dukati, me 1GB internet, 100 min kombëtare dhe 100 sms falas, të vlefshme për 7 ditë, duke filluar nga sot.

Komunikimi në këto raste emergjente është jetik. Ekipet tona teknike vazhdojmë punën për të siguruar shërbime të pandërprera komunikimi në të gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe zonat e prekura nga zjarret.
Këto zona shtrihen në relieve të vështira, duke krijuar kështu nevojën e një solidariteti sa më të gjërë për ta tejkaluar situatën me sa më pak dëme.

ALBtelecom mbetet i angazhuar për t’ju gjendur pranë shqiptarëve në situata të vështira, ku solidariteti human dhe suporti konkret janë më të domosdoshëm se kurrë.

Share: