Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kompania Amazon ka njoftuar se ka prodhuar një robot të pagëzuar me emrin Astro. Sipas Amazon, roboti është një pajisje teknologjike e zgjuar dhe mund të kryejë disa funksione.

Kompania tha se Astro mund të kontrollohet nga distanca kur nuk jeni në shtëpi, për të kontrolluar kafshët shtëpiake, familjarët e tjerë ose sigurinë e banesës.

Ai gjithashtu mund të patrullojë një shtëpi automatikisht dhe t’u dërgojë pronarëve një njoftim nëse zbulon diçka të pazakontë.

Lidhur me shpetësimet e privatësisë, Amazon ka shpjeguar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Roboti ka disa kamera dhe mikrofona që kur janë të fikura nuk lejojnë robotin të lëvizë.

Share: