Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Shqetësimi që na ka shkaktuar mua dhe gjithë familjes publikimi i lajmit të rremë sot nga Albanianpost me titull: “Ekskluzive: Ukshin Hoti kthehet në Kosovë”, nuk është pasojë vetëm e joprofesionalizmit dhe mungesës së etikës, por edhe i tepruar e i papranueshëm në aspektin njerëzor.
I revoltuar nga një degradim i tillë komunikimi me ndjenjat e familjeve, kërkoj nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që të reagojë dhe të distancohet publikisht ndaj këtij mediumi dhe autores, e cila ka lansuar një të pavërtetë të rëndë e tronditëse, duke shkelur parimet profesionale dhe etike të gazetarisë.

Jo vetëm që s’ka denjuar të verifikojë “burimet” te Komisioni që merret me çështjen e personave të zhdukur me forcë, por nuk ka treguar as maturi profesionale e morale pas reagimit tim mohues ndaj këtij lajmi.

Krahas indinjatës së thellë si Kryesues i Komisionit për degradimin etik e profesional në këtë rast, nuk më duket rastësi që kjo ndodh vetëm një ditë para takimit rajonal për fatin e personave të zhdukur në Podgoricë, ku përfshihet edhe Serbia!?
Sidoqoftë, lidhur me këtë lajm të rremë dhe për shkak të shqetësimit të familjes e opinionit në përgjithësi, do të ndërmarr hapat procedural për të ngritur padi ndaj këtij mediumi dhe gazetares në fjalë.
Të pavërtetat, sado interesante apo ekskluzive që mund të duken, mbeten të dëmshme dhe të dënueshme.

Ka shkruar në rrjetin social Facebook djali i Ukshin Hotit,Andin Hoti,raporton RTV Albania.

Share: