Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Berajdin Shehu, njëri prej themeluesve të Degës së AAK-së në Kaçanik, i është bashkuar Nismës Socialdemokrate.

Me këtë rast kreu i kësaj partie Fatmir Limaj e ka pritur në takim Shehun, të cilit i ka uruar mirëseardhje në Nismë dhe ka shprehur gjithë gatishmërinë për t’i përkrahur gjatë rrugëtimit politik.

“Kryetari Limaj tha se nga sot Dega jonë në Kaçanik do ta ketë shumë më të lehtë, që si ekip i fuqishëm i Nismës t’ua sjellin ndryshimin e shumëpritur qytetarëve dhe qytetit të Kaçanikut. Edhe z. Berajdin Shehu ftoi të gjithë ata që duan një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë t’i bashkohen Nismës dhe të mbështesin sa më shumë jetësimin e politikave tona socialdemokrate.

Ndërsa kryetari i Degës së Nismës në Kaçanik, z. Agim Çaka, duke e vlerësuar lart aderimin e z. Shehut me bashkëpunëtorë, tha se ngjarja e sotme është moment i rëndësishëm për partinë, pasi iu bashkua një personalitet me bagazh intelektual dhe të definuar politik”, thuhet në njoftimin e Nismës.

Share: