Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7


Arianit Elshani, anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se sot Ylli Buleshkaj, drejtori i Zyrës për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive, ka bërë atentat ndaj demokracisë.

“Ti z. Buleshkaj sot ke vendos përgjegjësinë institucionale dhe lirjgore ta zevandësosh me lolajitetin tënd politik, dhe atë në kundërshtim me Ligjin”, i ka thënë Elshani, Buleshkajt, shkruan Gazeta Insajderi.

“Cila është arsyeja që e ke ndërru qëndrimin kaq shpejt, a je kërcënu, a të kanë ofru ryshfetë”, ka thënë tutje përfaqësuesi i PDK-së.

“Vendimi yt është sulm kundër demokracisë dhe nuk do t’i shpëtosh përgjegjësisë ligjore. Me këtë vendim po i shkel të gjitha hallkat e shtetit ligjor”, ka potencuar ai.

Reagimi i Elshanit ka ardhur pas rekomandimit të Buleshkajt se të gjithë kandidatët për deputet që kanë pasur probleme me ligjin mund të aplikojnë për zgjedhje.

Rekomandimi i të njëjtit ka nxitur shumë reagime, dhe ende nuk është hedhur ne votim, pasi tashmë disa parti, siç edhe ka bërë PDK-ja i kanë ndërruar kandidatët për depuetët që kanë pasur probleme me ligjin, pas rekomandimit të djeshëm të Këshillit Gjyësor të Kosovës.

KGJK edhe sot e ka ripërsëritur rekomandimin e djeshëm pas kërkesës së KQZ-së.

Share:

Avatar photo

editor

Leave a Reply

Your email address will not be published.