Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

“Tre luanët” barazim pa gola për herë të 17-të në historinë e turneve madhor

Takimi numër 100 në historinë e tyre nuk ka prodhuar fitues me Anglinë dhe Skocinë që janë kënaqur nga një barazim pa gola në stadiumin “Wembley”.

Dëshira e dy kombëtareve të ishullit për të fituar këtë takim nuk mjaftoi, pasi fusha e lojës nuk prodhoi atë që ishte parashikuar. Rastet e pastra për gol munguan për të dy kombëtaret, që më shumë menduan për të mbrojtur dhe për të mos dalë pa pikë nga kjo përballje. 

Barazimi i 17-të për Anglinë në një turne të madh, dy më shumë se çdo kombëtare tjetër në historinë e Europianit dhe Botërorit.
Madje, Anglia nuk goditi asnjëherë kuadratin në 45 minutëshin e parë, diçka që nuk ndodhte prej Nëntorit të vitit 2017 në stadiumin e shtëpisë. 

Trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgejt nuk i kurseu as këtë herë befasitë, teksa hodhi për herë të 32-të radhazi një formacion unik, për t’iu afruar kështu rekordit me 56 ndeshje radhazi me një formacion të ndryshëm të regjistruar mes viteve 1990-1996. 

Pas 2 ndeshjeve  të para, situata në grupin E bëhet tepër interesante, me Republikën Çeke dhe Anglinë që gjenden në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Skocia numëron 1 pikë, ndjekur nga Kroacia po me 1 pikë. 

Share: